spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:39
HomeBotaEvropaEdhe BE-ja sikur QUINT-i dhe SHBA-ja: “Po e rrezikoni procesin gjithëpërfshirës zgjedhor”

Edhe BE-ja sikur QUINT-i dhe SHBA-ja: “Po e rrezikoni procesin gjithëpërfshirës zgjedhor”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian ka reaguar pas mos-certifikimit të dy partive serbe në Kosovë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë rrezikon karakterin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale.

Në një deklaratë zyrtare, BE-ja shprehet e zhgënjyer me vendimin dhe kritikon qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë procesit të certifikimit. “Partitë që i plotësojnë kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përfaqësohen përmes një procesi të lirë, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës,” thuhet në reagim.

- Advertisement -

Ky mesazh përkon me reagimet e mëparshme të QUINT-it dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat po ashtu e kanë cilësuar mos-certifikimin e partive serbe si goditje ndaj demokracisë funksionale në Kosovë.

BE-ja thekson se pret nga institucionet e Kosovës që procesi të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe parimet e sundimit të ligjit, ndërsa paralajmëron se do të monitorojë nga afër zhvillimet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat