spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeBotaAziaEdhe Katari i fut hundët në luftën e Izraelit kundër Hamasit dhe...

Edhe Katari i fut hundët në luftën e Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Katarit e quan Izraelin ‘Përbindësh’ për shkak të konfliktit në Gaza dhe Liban

Storm/Katar: Ministrja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Katarit, Lolwah Alkhater, ka dënuar ashpër veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban, duke bërë thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të ndalur këtë “përbindësh.”

- Advertisement -

Alkhater kritikoi ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban. Ajo ndër të tjera përmes një postimi në “X” tha: “Një përbindësh është liruar në rajonin tonë. Një përbindësh që përdor armë të ndaluara dhe metoda që synojnë civilët pa dallim,” duke iu referuar aksionëve të Izraelit.

Ajo gjithashtu akuzoi Izraelin për injorimin e ligjit ndërkombëtar, duke thënë: “Përbindëshi … nuk ka respektuar asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit” dhe vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar çdo ditë.

- Advertisement -

Alkhater shtoi se Izraeli nuk merr vetëm mbështetje ndërkombëtare, por edhe ndihmë ushtarake. “Dhe megjithatë, vazhdon të marrë jo vetëm bekimin e disa aktorëve ndërkombëtarë, por edhe armët dhe paratë e taksapaguesve të tyre,” shkroi ajo.

Poashtu sipas saj është e nevojshme për veprime të përbashkëta, duke deklaruar, “këto veprime pushtuese të izraelit duke injoruar ligjin ndërkombëtar DUHET TË NDALOHEN.”

“Përveç nëse qëndrojmë të bashkuar për ta ndaluar atë, ky bullizëm ushtarak dhe politik do të shkatërrojë të gjithë rajonin,” paralajmëroi Ministrja e Katarit, Alkhater.

Edhe OKB përmes zëdhënëses, ThRosSeLl është shprehur për situatën e fundit në rajonin e Lindjes së Mesme

Storm/Gjenevë: Zëdhënësja e zyrës së të drejtave të OKB-së, Liz Throssell, shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën, veçanërisht për një invazion të mundshëm të Izraelit në Liban.

“Me dhunën e armatosur midis Izraelit dhe Hezbollahut që po përshkallëzohet, pasojat për civilët kanë qenë tashmë të tmerrshme,” tha ajo për gazetarët në Gjenevë.

“Ne kemi frikë se një invazion në shkallë të gjerë nga Izraeli në Liban do të sjellë vetëm vuajtje të mëdha,” tha Throssell, duke shtuar se sulmet ajrore të intensifikuara të Izraelit kanë shkaktuar mbi 1,000 viktima në Liban gjatë dy javëve të fundit.

Ndërkohë, ushtria izraelite raportoi se kishte nisur një operacion të kufizuar tokësor që synonte infrastrukturën e Hezbollahut përgjatë kufirit libanez. Detajet e ndërhyrjes ishin të pakta, pa një vendndodhje të saktë përgjatë kufirit 120 km.

Hezbollahu mohoi çdo avancim të rëndësishëm të Izraelit në territorin libanez, duke theksuar se nuk ka pasur përballje të drejtpërdrejtë dhe se forcat e tyre janë të gatshme për çdo ndërhyrje.

Forca Ndërkombëtare e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, e cila monitoron rajonin, raportoi se nuk kishte regjistruar ndonjë ndërhyrje nga ushtria izraelite.

Megjithatë, burime për Al Jazeera raportuan se kishte pasur ndërhyrje sporadike, por trupat izraelite u tërhoqën menjëherë pas tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat