Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja, ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar produksionin dhe rezultatin e finales.
Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilonit.
“Osa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”, shkroi Veleshnja.

Rezi i bashkohet disa ish-banorëve tjerë që kanë shfaqur hapur dyshimet për mënyrën e dyshimtë të zgjedhjes së fituesit dhe favorizimeve të bëra nga produksioni për disa prej banorëve.



