spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:01
HomeBotaAmerikaEdhe një tjetër alarm nga Uashingtoni: Me Kurtin në krye, Kosova po...

Edhe një tjetër alarm nga Uashingtoni: Me Kurtin në krye, Kosova po ecën drejt një rruge pa krye

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një sinjal i fortë kritik ka ardhur nga një ish-diplomat amerikan për drejtimin aktual të Kosovës.

Jonathan Moore, ish-Drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratës Obama, ka ngritur alarmin për qeverisjen e Albin Kurtit, duke vënë në dyshim jo vetëm aftësinë e tij për të udhëhequr vendin, por edhe për të mbajtur marrëdhënie të shëndosha me aleatin më të madh të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -
Jonathan Moore, ish-Drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratës Obama

Sipas Moore, Kurti ka treguar mungesë të theksuar të gatishmërisë për të bashkëpunuar në procesin e dialogut me Serbinë, një qëndrim që rrezikon të ngurtësojë çdo përpjekje për progres. Ai theksoi se as diplomatë me peshë si Peter Sorensen – i emëruar së fundmi si ndërmjetës nga BE – apo edhe ambasadorë me ndikim si Jeff Hovenier, nuk kanë mundur të ndryshojnë kursin e Kurtit, duke theksuar se refuzimi i çdo zgjidhjeje nga Kurti e bën të pamundur ecjen përpara.

Moore e konsideroi të domosdoshme që partitë opozitare të mblidhen dhe të krijojnë një qeveri të re, madje duke përfshirë edhe Listën Serbe, për të siguruar një qasje më konstruktive ndaj SHBA-së dhe BE-së. Në mungesë të një ndryshimi të tillë, ai paralajmëron për një stagnim të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimin e brendshëm të Kosovës.

- Advertisement -

Diplomati theksoi se figura si Richard Grenell, i afërt me ish-presidentin Donald Trump, kanë qenë gjithashtu të pakënaqur me Kurtin. Ai shpreh keqardhje që votuesit e mbështesin ende një politikan që nuk sjell rezultate konkrete, edhe pse mund të jetë i pakorruptuar dhe modest. Por, sipas tij, nuk mjafton integriteti personal kur mungon vizioni dhe aftësia për bashkëpunim strategjik.

Në fund, Moore vuri theksin edhe te rëndësia e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe – një temë e nxehtë dhe shpesh e kontestuar. Ai shpjegoi se ky asociacion nuk përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, por është një hap i domosdoshëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat