spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeKosovaPresidencaEdhe një video-album dhe një "roman takimesh" në New York nga Presidentja,...

Edhe një video-album dhe një “roman takimesh” në New York nga Presidentja, Vjosa Osmani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me të gjitha këto angazhime dhe takime, ku është rezultati?

- Advertisement -

Storm/Presidenca: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar një javë “aktive” në New York, duke marrë pjesë në një sërë aktivitetesh dhe takimesh që “kishin si qëllim promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare”.

Sipas njoftimit nga vet ajo, gjatë kësaj periudhe, ajo kishte mundësinë të diskutonte me figura të rëndësishme duke filluar nga Presidenti Amerikan, Joe Biden në pritjen vjetore të liderëve, si dhe të merrte pjesë në Samitin për Ukrainën, ku Kosova “u radhit si një qendër e mbështetjes për vlerat demokratike”.

- Advertisement -

Një tjetër ngjarje e rëndësishme sipas presidentes, ishte pjesëmarrja në samitin global për “luftën kundër drogave sintetike”, ku ajo u fokusua në sfidat që paraqesin këto lloj drogash në shoqërinë tonë. Ajo gjithashtu theksoj se pati takime me shumë presidentë dhe liderë të botës, përfshirë Bill Clinton, si dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe evropiane.

Pjesëmarrja në këto ngjarje, përveç se krijon mundësi për të forcuar lidhjet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, ngre pyetje të rëndësishme: “Me gjithë këto angazhime”, ku është rezultati?

A janë shfrytëzuar këto mundësi për këto takim, mjaftueshëm mirë për të siguruar mbështetje konkrete ndaj Kosovës?

Dhe a do të jetë ky një hap përpara për Kosovën, apo thjesht ngjarje të radhës që do të arkivohen, pa ndonjë ndryshim substancial për Kosovën?

Kosova ka nevojë për rezultate të prekshme nga këto marrëdhënie ndërkombëtare. Kjo javë e Presidentes, Vjosa Osmani, e “mbushur me aktivitete” duhet të reflektojë në politikën e brendshme dhe të sjellë ndryshime që qytetarët e Kosovës i kërkojnë nga qeverisja e tyre.

Gjithsesi se këto vizita, si e Presidentes Osmani janë një mundësi e shkëlqyer për të provuar se Kosova është e angazhuar dhe e gatshme për të qenë pjesë e politikave ndërkombëtare, por tani mbetet të shihet nëse këto takime e bashkëbisedime do të çojnë në veprime konkrete nga të cilat do të përfiton Kosova dhe qytetarët e saj / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat