Një nga viktimat e “Sean Diddy Combs” përshkroi sjelljen e reperit kur ai ishte nën ndikimin e drogës në festat e tij legjendare.
54-vjeçari është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn që nga 17 shtatori, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat federale se ai përdori “fuqinë dhe famën” për të detyruar gratë për akte seksuale nën ndikimin e drogës, në festat që u quajtën ‘Freak Offs’.
Diddy ka mohuar çdo raportim kundër tij, ndërsa qindra viktima të supozuara kanë ngritur tashmë padi kundër tij, duke përfshirë akuzat për abuzim seksual.
“Një herë ai zbriti nga dhoma e tij dhe u habita sepse dukej si një kafshë e egër. Unë as nuk mund ta njihja atë. Venat i kërcenin dhe trupi i dridhej në mënyrë të frikshme. Më trembi shumë”, tha një viktimë, e cila nuk donte t’i përmendej emri publikisht.