Si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit.
Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor.
Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, pra në orën 03:00.
Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.
Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë.
Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.