spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:19
HomeKulturëShowBizEdhe pse vjeshtë jashtë, për Dafinën verë martese: Po duket se e...

Edhe pse vjeshtë jashtë, për Dafinën verë martese: Po duket se e ka seriozisht “Diva”?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dafina Zeqiri, e njohur nga fansat si “Diva e Muzikës” në Kosovë, mbrëmë u kurorëzua në një ceremoni të veçantë në Prishtinë. E rrethuar nga familjarët dhe partneri i saj, ajo mori bekimin nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili personalisht e kurorëzoi çiftin. Pamjet e ceremonisë, të transmetuara në media dhe nga vet ajo, e treguan Dafinën tepër të lumtur për vendimin e saj, por me të drejtë, publiku pyet:”Diva Dafina, a e ke seriozisht?”,kur ia shtojmë se nuk flitet mirë për 13-shin😧, datë kjo e ceremonisë🤔

- Advertisement -

Ceremonia u organizua në një nga restorantet luksoze të lagjes “Prishtina e Re”,(emri nuk do t’i përmendet, pasi nuk kemi marrë pagesë për reklamë)! Por gjithashtu, e veçanta e ngjarjes ishte edhe prania e kryetarit Rama në këtë lagje, që sipas banorëve, është ndoshta vizita e tij e parë. Qytetarët e “Prishtina e Re” shpesh janë ankuar se problemet e tyre nuk kanë marrë vëmendjen e duhur të kryetarit, ndaj duket se Dafina ka qenë arsyeja e vetme për këtë vizitë të tij në këtë pjesë të qytetit.

Gjithsesi, portali Storm-rks i uron çiftit shumë shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat