Një deklaratë e përbashkët nga zëdhënësit e Policisë së Izraelit dhe Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) konfirmuan se autoritetet izraelite janë ende duke kryer teste të ADN-së për të përcaktuar nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në një operacion ushtarak.
Pavarësisht raportimeve të fundit për vrasjen e tij, deri më tani është përfunduar vetëm një nga disa vlerësimet e nevojshme për identifikimin e saktë.
Në këtë proces, janë dorëzuar imazhe dentare në laboratorin kriminalistik dhe testet e ADN-së janë në vazhdim.
Konfirmimi përfundimtar pritet pas përfundimit të këtyre testeve.
Burime nga Hamas thonë se indikacionet tregojnë për vdekjen e Sinwar në një operacion izraelit në Gaza.
Ndërkohë, Izraeli ka ndaluar përpunimin e kërkesave për import të ushqimeve në Gaza, një vendim që ka prekur rëndë furnizimin me ushqime për territorin e rrethuar.
Sipas burimeve tregtare, që nga 11 tetori, tregtarët në Gaza, të cilët importonin ushqime nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, kanë humbur qasjen në një sistem të krijuar në pranverë nga Cogat – një agjenci izraelite që mbikëqyr ndihmat dhe dërgesat tregtare.
Kjo ndërprerje ka ulur nivelin e furnizimeve në Gaza në pikën më të ulët që nga fillimi i luftës.
Monitori i sigurisë ushqimore globale ka paralajmëruar për një rritje të urisë së “katastrofike” në Gaza, duke dyfishuar numrin e njerëzve të prekur nga kriza ushqimore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se në Gaza është afër uria masive.



