Me 56% të votave, Edi Kuqi ka përmbyllur rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme.
Edi ka falënderuar produksionin për mundësinë e dytë.
U ka bërë thirrje banorëve që të jenë të përmbajtur, derisa ka thumbuar produksionin duke thënë se këtu nuk ka fituar drejtësia.
Në dalje Edi ka përshëndetur Dolcen, të cilës i tha në vesh se e pret jashtë.
Ndërsa, për Arditin kishte një porosi:
“Bravo që më ke qit jashtë vetës, por je tregu shumë i ligë”.
Në pyetjen se kënd do ta mbështesë, Edi tha se i qëndron prapa Ludon edhe pse e vështirë që ta fitojë lojën.
Në renditjen e pesë të fortëve, Edi renditi; Londrimi, Klodi, Labinot Rexha, Alba dhe Ludo.



