spot_img
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
15:02
HomeKosovaDrejtësiaEdi Rama niset drejt Hagës për ta vizituar Hashim Thaçin

Edi Rama niset drejt Hagës për ta vizituar Hashim Thaçin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është nisur drejt Hagës për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në paraburgim atje.

Ai tha se takimi me Thaçin do të vijë “pas disa kohësh tanimë nga takimi i mëparshëm me komandantin e UÇK-së, presidentin e Republikës së Kosovës, ku u mor nga zyra e tij mbahet peng tanimë prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që e sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë fakt”.

- Advertisement -

E vetmja normë, tha Rama, që ka karakterizuar “këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet në Kosovë mbahen mbyllur”.

Rama kritikoi sërish dëshmitarët e prokurorisë dhe ka lavdëruar ata të mbrojtjes.

- Advertisement -

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e psedudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”.

Ai tha se shpreson që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së “perdes së këtij teatri absurd i drejtësisë ndërkombëtare”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat