spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:14
HomeKulturëEdicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, shpallen 5 çmimet fituese

Edicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, shpallen 5 çmimet fituese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është zhvilluar edicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, ku juria e përzgjedhur vlerësoi punët e 26 pjesëmarrësve dhe ndau 5 çmimet fituese.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale emrat e fituesve.

- Advertisement -

Fituesit:

Çmimi i parë: Rei Kërçova, për frymën filozofike të fabulës, mesazhin optimist që transmeton, si edhe për origjinalitetin e konceptimit filozofik të veprës.

- Advertisement -

Çmimi i dytë: Gert Simoni, për risjelljen e historisë dhe figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me një trajtim të ri si naracion dhe grafizëm.

Çmimi i tretë: Melisa Koyun, për frymën poetike të fabulës dhe trajtimin e pasur pikturor të saj.

Çmimi i katërt: Xhoen Hajdaraj, për risjellje në vëmendje të figurës historike të Shote Galicës, nëpërmjet trajtimit të fuqishëm grafik.

Çmimi i pestë: Peter Duka, si pjesëmarësi më i ri në këtë edicion, për sinqeritetin e trajtimit vizual dhe lidhjes së fabulës me traditën letrare të së shkuarës.

Në ceremoni u shpërndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit ne konkurs, si edhe albumi përmbledhës i punëve të paraqitura në këtë edicion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat