spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
16:40
HomeKulturëShowBizDëshira e madhe e Zhegrovës për ditëlindje: Fitorja ndaj Turqisë dhe kualifikimi...

Dëshira e madhe e Zhegrovës për ditëlindje: Fitorja ndaj Turqisë dhe kualifikimi në Amerikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta uruar yllin e kombëtares, Edon Zhegrova, i cili feston ditëlindjen pikërisht në ditën e ndeshjes më vendimtare për „Dardanët“.

Përmes një postimi në faqet zyrtare, Federata ka bërë të ditur se atmosfera brenda kampit është e shkëlqyeshme, por se festa kryesore është projektuar të ndodhë vetëm pas përfundimit të ballafaqimit me Turqinë. Sipas urimit, plani fillestar ishte që torta të pritej gjatë drekës, por ekipi ka vendosur ta lërë atë si „desert“ pas suksesit në fushën e gjelbër.

- Advertisement -

„Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për ‘desert’ pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë!“, thuhet në mesazhin nxitës të FFK-së.

Më tej, në urim zbulohet edhe dëshira simbolike e futbollistit në këtë përvjetor, e cila përkon me ëndrrën e të gjithë shqiptarëve: kualifikimi në Kampionatin Botëror „Amerikë 2026“.

- Advertisement -

„A mund ta parashikoni se cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!“, përfundon njoftimi i Federatës, duke ndezur edhe më shumë entuziazmin e tifozëve para orës 20:45.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat