spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
08:02
HomeSportEdon Zhegrova mbetet pa trajner

Edon Zhegrova mbetet pa trajner

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Aventura e trajnerit Igor Tudor te Juventusi po i afrohet fundit, raprtojnë mediat italiane.

Drejtuesit e Juventus kanë vendosur tashmë të shkarkojnë trajnerin dhe tashmë mungon vetëm një njoftim zyrtar.

- Advertisement -

Humbja kundër Lazios në Olimpico ishte fatale për kroatin, e treta radhazi pas asaj 2-0 në Como dhe 1-0 në Bernabeu në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, klubi ka vendosur menjëherë ta zgjidhë situatën me një zgjidhje të brendshme. Një zëvendësim do të vendoset më vonë. S’dihet ende se kush do ta marrë detyrën e trajnerit.

- Advertisement -

Sipas TGCOM, e vetmja siguri është se Thiago Motta, aktualisht nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, nuk do të thirret sërish për të marrë përsipër detyrën.

Për më tepër, kontrata aktuale e italo-brazilianit është një nga faktorët që menaxhmenti do të duhet domosdoshmërisht të vlerësojë përpara se të marrë përsipër koston e sjelljes së atij që do të ishte trajneri i tretë në listën e pagave.

Vendimi përfundimtar për stolin do të varet nga orët e ardhshme dhe, në fund të fundit, nga performanca kundër Udineses.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat