Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024.
Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1, derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar.
Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze ‘L’Equipe’, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit.
Në portë është portieri Chevalier i Lille, derisa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes.
Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou (Brest) dhe Bradley Barceloa.
Ndërkohë dyshja e sulmit janë Jonathan David dhe Kylian Mbappe.




