spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:09
HomeSiguriaPoliciaEfektet negative të TikTok-ut, 113 nxënës u vetëlënduan në Gjakovë

Efektet negative të TikTok-ut, 113 nxënës u vetëlënduan në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një rast të ndodhur në komunën e Gjakovës, ku nxënësit e një shkolle, kanë lënduar veten me gjësende të mprehta të nxitura nga një lojë në ‘TikTok’.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, u ka thënë mediave se tri nxënëse të mitura janë dërguar për tretman mjekësor, derisa janë intervistuar dhe 10 nxënëse të tjera që dyshohen se kanë lënduar vetën në periudha të ndryshme kohore.

- Advertisement -

“Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet-lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Më vonë, me datën 08.10.2024 janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se edhe këto kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, ka deklaruar Elezaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat