Mbrëmjen e kaluar Vëllai i Madh në një nga zarfet që gjendeshin në valixhen e tundimeve, e cila i takoi Gjestit si lideri i shtëpisë, ishte edhe loja me litarë.
Me anë të kësaj rregulle, banorët u ndanë në tri grupe, ku çdo anëtar është i lidhur me litar me pjesën tjetër të ekipit të tij, shkruan Storm.
Sipas vendimit të Vëllait të Madh, grupi që arrin të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe të mos dorëzohet, do të shpallet fitues dhe do të marrë një shpërblim, ndërsa grupi humbës do të përballet me një dënim.
Rregullat në këtë lojë ishin shumë strikte, ku dorëzimi i vetëm një banori, çonte në eliminimin nga sfida e gjithë grupit.
E këtë të fundit e ndjeki Egli Tako, e cila hoqi litarin, duke shkaktuar debate të shumta me pjesën tjetër të banorëve që ishin në grup me të të lidhur me litarë.
Disa prej tyre e akuzuan se këtë veprim e ndërmori për vëmendje, derisa Rizarta shprehu bindjen se kjo u bë për ta dënuar këtë të fundit pasi e njëjta u zgjodh nga Gjesti për të qëndruar në shtrat gjatë dy javëve të ardhshme.
Tashmë mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi i Vëllait të Madh, por shumë nga grupi që ishin me Eglin, kanë parashikuar ardhjen e Zarfit të Zi.



