Egli Tako ka folur për herë të parë për jetë pas Big Brother Albania dhe marrëdhënies së saj me Gjestin.
Ajo foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha – për raportin e saj me Gjestin.
Egli konfirmoi se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar.
“Kemi kontakt herë pas here. Siç ka qenë raporti ynë në shtëpinë e Big Brother, ashtu ka mbetur edhe jashtë”, u shpreh ajo.
Egli tha se ka parë videon ku Gjesti, gjatë një koncerti live, ka puthur bluzën me fotografinë e tyre, dhe reagoi për këtë veprim të Gjestit.
“I dërgoj një puthje nga studio, ashtu siç veproi edhe ai”, u shpreh ajo me një buzëqeshje.
Megjithatë, Egli theksoi se nuk ka më çfarë të shtojë mbi marrëdhënien me Gjestin, duke respektuar dëshirën e tij të shprehur në ‘Post Big Brother Albania’ për ta mbajtur privatësinë e tyre larg vëmendjes publike.
Egli theksoi se është gati për një kapitull të ri në industrinë e muzikës.