spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:56
HomeKulturëShowBizEgli mund të rikthehet?!

Egli mund të rikthehet?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, pritet të rikthehet në shtëpinë e famshme pas një trajtimi të veçantë mjekësor në një ambient tjetër të BBVA.

Sipas disa zërave të shtypit rozë dhe postimeve në rrjetet sociale, skenari me Eglin mund të jetë i ngjashëm me atë të edicionit të kaluar, kur Egla Ceno u zhvendos në një hapësirë tjetër të shtëpisë për arsye shëndetësore.

- Advertisement -

Ditët e fundit, Egli ka bërë vetëm një postim të shkurtër në Instagram, ku tregoi se është mirë, por se ndjen një boshllëk, teksa qëndron pranë familjarëve dhe të afërmve.

Megjithatë, fakti që ajo nuk është shfaqur më publikisht ka shtuar dyshimet se produksioni mund të ketë vendosur ta rikthejë në lojë.

- Advertisement -

Mbetet për t’u parë nëse rikthimi i saj do të konfirmohet zyrtarisht nga Big Brother VIP Albania në ditët në vijim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat