Rikthimi i Egli Takos duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat, të cilët e kanë mbështetur shumë pas daljes së saj nga Big Brother.
Kjo pasi numri i ndjekësve në Instagramin e Eglit ka pësuar rënie, pasi ajo kishte rreth 352 mijë ndjekës dhe tani ka rreth 336 mijë, duke humbur rreth 16 mijë ndjekës.


Kjo rënie tregon se disa prej fansave të saj janë distancuar pas rikthimit, duke qenë pak dyshues për këtë zgjedhje.
E në vazhdën e zhvillimeve gazetari Ronaldo Sharka, ka njoftuar se personat që menaxhojnë instagramin e Eglit, i kanë bërë bllok.
“Lajmi fundit: Personat që menaxhojnë faqen e Eglit, sapo më bën bllok!”, shkroi gazetari.




