spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeKulturëFilmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K, Rama: Përcjell fuqinë e...

Filmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K, Rama: Përcjell fuqinë e kujtesës sonë historike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi “Liri a vdekje”, i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, më 1978 është rikthyer i restauruar në 4K.

Regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, kanë sjellë përmes këtij filmi jo vetëm betejën kundër pushtimit, por edhe forcën shpirtërore të një populli që refuzoi të përkulej.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një sekuencë nga ky film i restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, AQSHF.

“Ky film është një vepër monumentale e kinemasë shqiptare, që sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi. Ky film i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë dhe publikut të gjerë, duke përcjellë fuqinë e kujtesës sonë historike”, shkruan Rama.

- Advertisement -

Filmi  “Liri a vdekje” do të shfaqet nesër, 27 shtator, i restauruar për publikun në natën e fundit të Tirana International Film Festival në kinema “Millenium”.

Filmi është shkruar nga skenaristi Vath Koreshi dhe me muzikë të kompozitorit Kujtim Laro. Roli i Çerçiz Topullit, i interpretuar në këtë vepër madhore, prej aktorit Timo Flloko, është ndër interpretimet më të spikatura të kinemasë shqiptare kur bëhet fjalë për figurat historike të Rilindjes dhe të Luftës për Pavarësi, raporton atsh.

Një nga veçantitë e interpretimit është se Timo Flloko arrin të përçojë jo vetëm idealin e lirisë, por edhe dramën e sakrificës. Kjo e bën figurën e Çerçizit jo të ftohtë, por prekëse.

Dhe për këtë arsye, interpretimi i Timo Fllokos si Çerçiz Topulli mbetet një nga momentet kulmore të kinematografisë shqiptare, ku aktori dhe heroi u bënë njësh.

“Liri dhe vdekje” ishte një nga filmat e parë shqiptarë që vendosi fokusin tek Mashkullora, jo thjesht si vendngjarje, por si simbol i qëndresës kombëtare. Dhe kjo e bën filmin jo vetëm artistikisht të vlefshëm, por edhe emocionalisht të fuqishëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat