Egzon Lekaj, 22-vjeçari nga Deçani, aktualisht është pjese e ekipit Fc Besa Peja në Ligën e Parë të Kosovës.
Ai ka filluar karrierën në klubin e moshave të reja në FC Ardhmëria, duke kaluar kështu në ekipin e tij të parë profesional në FK Kukësi në Shqipëri, ku për një vit e gjysmë ai ishte pjesë e tij.
Pas rrugëtimit një vit e gjysmë me klubin e FK Kukësi, Egzoni rikthehet tek Liga e Parë e Kosovës duke u bërë gardiani i portës së ekipit të FC A&N.
Tre vitet e kaluara në FC A&N, vulosen një tjetër sukses për djaloshin e ri. Angazhimi i tij i solli edhe të mira, ai mori ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës për moshat U19.
Egzoni tregon se ishte një moment i paimagjinueshëm ftesa nga Përfaqësuesja, pasi ky hap do t’i sillte shumë të mira rrugës.
E kjo vlen edhe sot, pasi që nga ftesa e parë, Egzoni ka qenë i ftuar vazhdimisht nga Përfaqësuesja, ku tashmë është tek grumbullimet e radhës i ftuar nga Afrim Toverlani për moshat U21 ku në këtë muaj, dardanët e rinj pasi u përballen me Poloninë, i pret kundërshtari tjetër Estonia.
Dy vitet e fundit Egzoni i kaloi në ekipin e FC Istogut duke kontribuar në sukseset e klubit bardhë e kaltër.
Egzoni njihet për aftësitë në pritje vendimtare të topit, duke e bërë kështu portierin e parë të Ligës së Parë të ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Ndryshe Egzoni ka arritur që brenda këtyre viteve të fitojë tre trofe në ekipet që ka qenë i angazhuar.
Me FC Ardhmërinë ka fituar trofeun “Lidhja Rajonale e Futbollit U17”, me ekipin FC A&N ka fituar trofeun “Kampion 2020/2021 Liga e Parë Junior” dhe poashtu ai ka fituar një trofe “Gjenerata U17 Liga Superiore” me ekipin FK Kukësi.
Në fushën e gjelbër gjithçka që ka rëndësi për një ekip, është gardiani i portës, i cili motivon dhe shtyn tutje skuadrën e tij, e kjo më së miri u pa të dielën e kaluar në lojën e Trepça’89 dhe FC Besa Peja.
Në këtë ndeshje, Trepça’89 u mposhtë nga FC Besa Peja me rezultatin 1-3, duke ia mundësuar kështu klubit dukagjinas renditjen e 5-të në tabelë.
Egzoni përkundër sukseseve në fushën e gjelbër, ka arritur të ndërtojë një të ardhme të mirë në shkollimin e tij, ku tani është edhe i diplomuar në baçelor në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.
Nuk mjafton më kaq ai pritet të vazhdoj edhe masterin në po të njëjtën degë.
Synimet e Egzonit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë që të arrijnë sa më lartë me sukseset e tij dhe pse jo të vazhdoj më vonë të luaj për ndonjë ekip në Evropë.