spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
18:56
HomeKosovaEhat Miftaraj reagim i ashpër për Albin Kurtin dhe krizën politike

Ehat Miftaraj reagim i ashpër për Albin Kurtin dhe krizën politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka cilësuar si të padrejtë dhe veprim të ulët politik vendimin e Albin Kurtit dhe LVV-së për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Miftaraj u shpreh se opozita nuk mban përgjegjësi për këtë krizë pasi me 43 deputetë ishte e pafuqishme përballë një pushteti që kontrollon 66 ulëse dhe të gjithë mekanizmat e shtetit.

- Advertisement -

Ai akuzoi drejtpërdrejt udhëheqjen aktuale për vendosjen e egoizmit personal dhe “urrejtjes patologjike për hakmarrje” mbi nevojat dhe hallet reale të qytetarëve të Kosovës.

Sipas juristit, kjo lëvizje është një “përdhosje perfide” e votës masive popullore të vitit 2021, duke pyetur publikisht se pse kërkohet vota e popullit nëse ajo më pas dhunohet për interesa të ngushta partiake.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat