Moderatorja i ka bërë kërkesë publike partneri të saj, Dj Dagz, që pas djemve, të bëjnë edhe një vajzë.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto të këngëtares së njohur, Rihanna, e cila kishte njoftuar se është bërë nënë për herë të tretë, me një vajzë.
“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?”, shkroi ajo. Si duket dëshira e saj është që fëmija i tretë i saj dhe Dagz të jetë vajzë, pas dy djemve, Trev dhe Kres.
Djali i saj i dytë, Kres erdhi në jetë më 10 prill. Ata publikuan një video familjare prej katër anëtarësh duke u shfaqur më të lumtur se kurrë në dhomën e spitalit me Trev, i cili dukej mjaft entuziast për vëllain.
“Dhe një zemër më shumë. Faleminderit Zot,” shkroi Einxhel.