spot_img
E diel, 1 Mars, 2026
23:41
HomeKulturë“Eja n’Liss”, takim poetik që ndërthur historinë, identitetin dhe artin e fjalës

“Eja n’Liss”, takim poetik që ndërthur historinë, identitetin dhe artin e fjalës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në qytetin e Lezhës, në kuadër të festimeve për 2 Marsin – përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës – u zhvillua edicioni i tretë i takimit poetik “Eja n’Liss”, një organizim i Klubi letrar Ndoc Gjetja, me mbështetjen dhe kujdesin e bashkisë Lezhë.

Ky aktivitet mblodhi mbi 100 poetë dhe dashamirë të poezisë nga të gjitha trojet shqiptare, duke e kthyer qytetin e besëlidhjes në një hapësirë të gjallë të fjalës artistike dhe të promovimit të vlerave kulturore.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Në konkurs konkurruan 40 poetë me krijime në gegnisht, duke dëshmuar pasurinë, forcën shprehëse dhe vazhdimësinë e kësaj trashëgimie letrare.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe flokë bjonde

“Eja n’Liss” po konsolidohet si një nga aktivitetet kulturore më përfaqësuese të Lezhës, duke ndërthurur historinë, identitetin dhe artin e fjalës. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat