spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
12:25
HomeSiguriaUshtriaEkip i FSK-së dërgohet në Gaza për vlerësim fillestar të misionit paqeruajtës

Ekip i FSK-së dërgohet në Gaza për vlerësim fillestar të misionit paqeruajtës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë edhe pjesëtarë e FSK-së në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi në Facebook, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e ka dërguar një ekip me qëllim vlerësimin paraprak të terrenit dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit të kontingjentit të FSK-së në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet përgjegjëse për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila funksionon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Mund të jetë një imazh i teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Ekipi i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së.

Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktivititeteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike.

FSK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike, promovuar sigurinë kolektive, si dhe duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat