Arbër Hoxha mund të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ai mund të transferohet në një prej ligave më të forta të Evropës.
Mediumi italian “europacalcio.it”, shkruan se skuadra italiane Lecce, është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi.
Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës, pasi palët thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet në dimër.
Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2027.
Në këtë sezon me Dinamon, Hoxha regjistroi 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues.
Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.
Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, ndërsa e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm.



