spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:58
HomeSportEkipi italian shpreh interesimin për Zhegrovën

Ekipi italian shpreh interesimin për Zhegrovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat italiane kanë njoftuar se Napoli e ka identifikuar Edon Zhegrovën si pasardhësin ideal të Khvicha Kvaratskhelias, pasi ylli gjeorgjian shkoi në Paris Saint-Germain në janar.

Ekipi kishte shfaqur interesim për sulmuesin kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit, por Lille nuk deshi ta shesë 25-vjeçarin në mes të sezonit.

- Advertisement -

Megjithatë, Zhegrova raportohet se është i hapur për një transferim, duke bërë me dije se dy klubet potencialisht do t’i vazhdojnë bisedimet për transferim javëve në vijim, ka raportuar media italiane “Corriere dello Sport”.

Menaxheri i Napolit, Antonio Conte thuhet se është në veçanti i interesuar për Zhegrovën, dhe për këtë shkak drejtori sportiv i klubit, Giovanni Manna, po punon aktivisht për arritjen e marrëveshjes.

- Advertisement -

Lille pritet të kërkojë rreth 25 milionë euro për yllin kosovar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat