spot_img
E premte, 31 Tetor, 2025
03:20
HomeKosovaDrejtësiaEKSKLUZIVE / Amerikanët zbarkojnë në Hagë: Hill hap “zjarrin”, pastaj Clark

EKSKLUZIVE / Amerikanët zbarkojnë në Hagë: Hill hap “zjarrin”, pastaj Clark

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

18, 24, 29 e 30 shtatori nuk shkuan sipas planit në gjykatoren e Hagës.

Seancat ose u kryen më herët se që duhej, ose mbrojtja nuk thirri dëshmitarë rezervë.

- Advertisement -

Trupi Gjykues nuk i mirëkupton ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit, për çka ua ngushtoi afatin e dorëzimit të provave, e tash avokatët thonë se gjyqtarët përdorin standarde të dyfishta në krahasim me Prokurorinë që e zgjati rastin mbi 4 vjet.

Të mërkurën mbrëma, Luka Misetiq dorëzoi njoftim të ri.

- Advertisement -

Telashe ka edhe me shkuarjen e ish-ambasadorit Christopher Hill në Hagë më 3 nëntor.  Dëshmia e tij u shty paraprakisht duke e anuluar gjithë javën aktuale.

Kjo i bie se në fillim të nëntorit do të dëgjohet ai dhe një tjetër diplomat, për t’ia lënë radhën gjeneralit amerikan Wesley Clark që do të arrijë në Hagë më 18 nëntor.

Fakti që po pret amerikanët, ekipi i Thaçit s’i realizon dëshmitë me video-lidhje, siç propozoi kryegjyqtari Charles Smith, raporton KlanKosova.

As James Rubin nuk ishte planifikuar të ishte dëshmitari i parë.

Këtë epitet ia dha fakti që diplomati i planifikuar e kishte shtyrë disa herë paraqitjen për arsye jashtë kontrollit të mbrojtjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat