spot_img
E enjte, 30 Tetor, 2025
21:24
HomeSiguriaPoliciaEKSKLUZIVE / Arrestohen tre të dyshuar për sekuestrimin e 1 toni marihuanë...

EKSKLUZIVE / Arrestohen tre të dyshuar për sekuestrimin e 1 toni marihuanë në Sverkë të Pejës vitin e kaluar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot janë arrestuar edhe tre persona për kultivimin e narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre (3) persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Vitin e kaluar ishin sekuestruar 3 mijë bimë narkotike dhe 1 ton marihuanë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policisë së Kosovës

Arrestohen  edhe  tre persona për kultivimin të narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës

Pejë, 30 tetor 2025 -Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre (3) persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Ky aksion  është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1)  ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.

Arrestimi  i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre (3) persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy (2) automjete, tre (3) telefona mobil dhe para kesh.

Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.

Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (😎 persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat