Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku është arrestuar gazetari dhe analisti Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima E.N. ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve që ka pësuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet. Në deklaratën e dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa motra e saj, dëshmitare në rast, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit – të cilat do të përdoren si prova në procedurat penale.
Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.
Rasti është klasifikuar si:
-
“Lëndim i lehtë trupor”
-
“Dhuna në familje”
Hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.



