spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeLajmeEKSKLUZIVE/ Drama Politike: "Guxo" në Krizë të Thellë - Dy Deputetë në...

EKSKLUZIVE/ Drama Politike: “Guxo” në Krizë të Thellë – Dy Deputetë në Prag të Braktisjes dhe Konflikt i Hapur me Presidenten Osmani!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm•/PartitëPolitike: Partia “Guxo,” e themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, që dha dorëheqje nga udhëheqja e saj për të ruajtur rolin e “unifikueses” dhe të “paanshmes” si presidente, tani përballet me një krizë të thellë nën drejtimin e bashkëkryetarëve Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë.

Sipas burimeve të sigurta të storm-rks.com, tensionet e fundit brenda partisë kanë shkaktuar një përçarje të madhe me Presidenten Osmani, e cila në mënyrë indirekte ka akuzuar drejtuesit aktualë të partisë se janë bërë shtojca e Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje (VV).

- Advertisement -

Ky largim i ndjeshëm nga roli origjinal i partisë “Guxo”, tregon një konflikt të hapur dhe të thelluar.

Pas largimit të deputetes Doarsa Kica Xhelili, e cila kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe tani është nënkryetare e saj, situata duket se po përkeqësohet më tej.

- Advertisement -

Burimet tona të sigurta tregojnë se dy deputetë të tjerë të “Guxo”-s, Burim Meta dhe Ekrem Mustafa, janë pranë një largimi të mundshëm nga partia.

Marrëdhëniet mes tyre dhe bashkëkryetarëve të partisë, si dhe deputetit Haxhi Avdyli, janë përkeqësuar ndjeshëm.

Mosprezenca e këtyre deputetëve në takimin e fundit të “Guxo”-s të mbajtur të dielën në kryeqytet, vetëm sa e ka konfirmuar këtë përçarje të thellë, e cila shihet edhe në pamjet e publikuara nga deputeti Haxhi Avdyli, ku dy “rebelët” nuk janë të pranishëm.

Sipas burimeve të storm-rks.com, këta deputetë kishin diskutuar ndarjen e rrugëve me “Guxo”-n që në kohën e largimit të Doarsës, por kishin qëndruar për shkak të kërkesave specifike ndaj LDK-së, të cilat nuk u plotësuan.

Tani, është e paqartë nëse Meta dhe Mustafa do të kalojnë në LDK, tek “shtëpia e vjetër,” apo do të zgjedhin një rrugë të re, larg “Guxo”-s dhe larg LDK-së.

Storm do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë dramë politike dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri, përfshirë mundësinë që koalicioni qeverisës të mbetet edhe pa dy deputetë të tjerë.

A do të mbijetojë “Guxo” këtë krizë, apo po shkon drejt një shpërbërjeje të pashmangshme?

Mbetet për t’u parë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat