spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
06:23
HomeKosovaKuvendiEkskluzive: Konjufca në takim me... në kërkim të deputetëve që do t’i...

Ekskluzive: Konjufca në takim me… në kërkim të deputetëve që do t’i shpëtojnë VV-së shumicën!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Burime të sigurta të storm• konfirmojnë se Kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca, është duke zhvilluar një takim të mbyllur me Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ky takim po ndodh në një moment kritik për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, pas dështimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, po përballet me një mungesë të dukshme numrash — si për konstituimin e institucioneve, ashtu edhe për formimin e Qeverisë së re.

Sipas të njëjtave burime, takimi me Ukë Rugovën, i cili nuk është pjesë e strukturave zyrtare të LDK-së, por gëzon ende një ndikim në segmente të caktuara të partisë dhe ish-bashkëpunëtorëve të familjes Rugova, ka për qëllim identifikimin dhe sigurimin e disa deputetëve të gatshëm të votojnë fshehtas në favor të VV-së. Plani përfshin një skenar ku votimi i fshehtë do të fshihte “dezertimin” nga linja partiake, por ky mekanizëm – sipas informacioneve të brendshme – nuk po kalon me sukses.

- Advertisement -

Kjo lëvizje nënkupton një përpjekje të qartë të Vetëvendosjes për të gjetur “deputetët e padukshëm”, në një betejë politike ku çdo votë mund të bëjë diferencën mes qëndrimit në pushtet dhe rënies në opozitë.

storm• do të vazhdojë ta ndjekë këtë zhvillim hap pas hapi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat