spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:50
HomeKosovaKuvendiEKSKLUZIVE | KRIZA NË KUVEND: Gjykata Kushtetuese Jep Afat Deputetëve – Kuvendi...

EKSKLUZIVE | KRIZA NË KUVEND: Gjykata Kushtetuese Jep Afat Deputetëve – Kuvendi në Rrezik Paralize!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një vendim historik dhe me jehonë të fortë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar Kuvendin të zgjidhë ngërçin politik brenda 30 ditësh, pas dështimit për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët. Aktgjykimi KO124/25, i shpallur më 26 qershor 2025, thekson qartë se seanca konstituive, e nisur më 15 prill, është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës – duke lënë institucionin më të lartë të vendit në një pozitë të pasigurt.

Deputetët kanë afat deri më 26 korrik për ta përfunduar me urgjencë këtë proces jetik për funksionimin e shtetit, përndryshe Kosova mund të përballet me pasoja të rënda institucionale.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Gjykata refuzoi kërkesën për masë të përkohshme që synonte pezullimin e seancave të Kuvendit, duke vlerësuar se dëmi i supozuar ndaj imazhit të institucionit nuk justifikon ndaljen e procesit parlamentar.

Kriza është thelluar – të gjitha sytë janë tek Kuvendi: A do t’ia dalë politika kosovare të gjejë zgjidhje në limitet e fundit të afatit?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat