spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
17:05
HomeKosovaEkskluzive: Kurti synon ta rris pagën minimale që e premtoi në seancën...

Ekskluzive: Kurti synon ta rris pagën minimale që e premtoi në seancën që s’i mori votat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Atë që e premtoi në ditën kur u përpoq të merrte mandatin e tretë, Albin Kurti po synon ta realizoj sa është me qeverinë në detyrë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë që provoi të merrte besimin e deputetëve për mandatin e tretë, përmendi rritjen e pagës minimale në 500 euro.

- Advertisement -

E megjithëse dështoi të marrë votat e mjaftueshme, këtë plan po tenton ta realizoj në formë tjetër.

Është Ministria e Financave që ka marrë përsipër hap.

- Advertisement -

Sipas një letre që ka siguruar Storm, kjo ministri ka ftuar shoqatat e bizneseve në një takim që do të mbahet të enjten (nesër).

Takimi do të mbahet në objektin e qeverisë, me fillim nga ora 10:00.

Shoqatat e biznesit nuk ishin konsultuar as kur qeveria kishte rritur së fundmi pagën minimale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat