spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
23:29
HomeKosovaEkskluzive: Lideri sirian ishte pajtuar muaj më parë për njohjen e Kosovës,...

Ekskluzive: Lideri sirian ishte pajtuar muaj më parë për njohjen e Kosovës, edhe dy tjera pritet së shpejti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova sot mori njohjen e saj nga Siria, një hap që po konsiderohet më rëndësi të madhe për vendin tonë, sidomos në botën arabe, ku njohjet nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Por, njohja që u finalizua sot, në fakt ishte dakorduar muaj më parë.

- Advertisement -

Një burim i Storm, i lidhur ngushtë me administratën turke, ka njoftuar se pajtimi për njohjen e Kosovës nga lideri sirian, kishte ndodhur gjatë takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte realizuar me presidentin sirian Ahmed al-Shar në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.

Një rol të madh për arritjen e saj, kishte luajtur Turqia dhe presidenti i saj Erdogan.

- Advertisement -

Sipas të njëjtit burim, Kosova do të vazhdoj të marr njohje të reja.

“Pritet së shpejti që të vijnë edhe 2 njohje të tjera, për të cilat është angazhuar shumë Turqia”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat