spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:20
HomeKosovaDrejtësiaEKSKLUZIVE: Nis gjyqi për Masakrën e Reçakut – 18 serbë të akuzuar...

EKSKLUZIVE: Nis gjyqi për Masakrën e Reçakut – 18 serbë të akuzuar për krime lufte!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot mbahet seanca gjyqësore për Masakrën e Reçakut – 18 serbë të akuzuar për krime lufte

📍 Prishtinë – Sot zhvillohet seanca gjyqësore për Masakrën e Reçakut, ngjarja që tronditi botën dhe çoi në ndërhyrjen e SHBA-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar kundër regjimit serb.

- Advertisement -

Një hetim i veçantë (PPP.S: 50/21) ka çuar në ngritjen e akuzave kundër 18 shtetasve serbë, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojë William Walker, ish-shefi i Misionit të OSBE-së, i cili ishte dëshmitar kyç i masakrës që tronditi opinionin ndërkombëtar.

- Advertisement -

🔹 Gjykatësi: Vesel Ismajli (Departamenti Special)

🔹 Prokurori: Ilir Morina (Prokuroria Speciale)

26 vjet më parë, më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak, një akt që u cilësua si gjenocid dhe që nxiti ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit.

Seanca e sotme pritet të sjellë dëshmi të rëndësishme dhe të hedhë dritë mbi një nga ngjarjet më të errëta të historisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat