spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
00:40
HomeRajoniEKSKLUZIVE / Prokurori i SPAK zbulon rrjetet mashtruese online

EKSKLUZIVE / Prokurori i SPAK zbulon rrjetet mashtruese online

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Si një prokuror i posaçëm në SPAK që ka drejtuar hetime me disa shtete, Ened Nakuçi tregon për “Exclusive” me Anila Hoxhën, ekzistencën e dy lloje call center-ave, më të njohurat ato fantazmë.

Nakuçi thotë: “Në eksperiencën e punës tonë rezulton se një pjesë e tyre kanë qenë të ligjshme dhe kanë qenë të regjistruara pranë zyrave përkatëse, por bashkë me të kryejnë edhe mashtrimin kompjuterik të shtetasve evropianë. Tipologjia tjetër pa u regjistruar në organet tatimore, pa u raportuar”.

- Advertisement -

Shqiptarë, izraelitë, italianë, ukrainas vazhdojnë të jenë nën hetim si pjesë e rrjeteve që kanë aktivitet ndërkombëtar.

Florenc Hidri, profesor teknologjia e informacionit: “Këtu bëhet fjalë për grupe miks, pasi nuk kemi të bëjmë për një aktivitet call center, por për aktivitet kriminal, por për individë që kanë role dhe funksione të ndryshme, duke nisur nga shitësit virtualë që ofrojnë lista të tilla me numra telefoni të cilat shiten online, deri tek ata që pastrojnë paratë”.

- Advertisement -

Ened Nakuçi shton: “Hetimi i grupeve kriminale është kompetencë e SPAK dhe ndaj SPAK është bërë pjesë e hetimeve. Call center-ave, në vetvete kanë ndarje rolesh, në vetvete kanë strukturim grupet, operatorët që realizojnë thirrjet e viktimave, më tej konsulentët dhe menaxherët, specialistët që mbajnë softuerët dhe grupet e thirrjeve, deri tek ata që ndajnë se çfarë gjuhe do flitet: italisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht”. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat