Ishte viti 2022 kur kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin pritën në takim delegacionin e kompanisë ‘LIDL GmbH&Co KG, si kompani e njohur me zingjirin e dyqaneve ushqimore në botë.
Madje ishte thënë kësaj kompanie i janë ofruar tri lokacione strategjike dhe i është ofruar potencial i mirë për këtë kompani që të investonte në Kosovë.
Por, përpos fjalëve, asnjë lopatë me beton nuk u hodh.
Derisa në prononcimet për mediat, Lidl u kishte thënë mediave kosovare se janë duke punuar në realizimin e investimeve, të paktën në praktik gjërat janë krejt ndryshe.
Lidl është gati të nis punën në Maqedoni të Veriut.
Storm ka marrë vesh se përfaqësuesit e këtij rrjeti, tashmë kanë realizuar një numër takimesh me bizneset e sektorëve të ndryshëm.
Burime tona kanë bërë të ditur se në këto takime, bizneset që operojnë në shtetin fqinj, kanë marrë informacione rreth kushteve që duhen plotësuar për të ju mundësuar shitja e produkteve të tyre në këtë rrjet.



