spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
01:10
HomeKosovaDrejtësiaEKSKLUZIVE / OVL-UÇK-së: Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK-së

EKSKLUZIVE / OVL-UÇK-së: Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se po i sheh me shqetësim raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

OVL-UÇK-së ka thënë edhe se, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.

- Advertisement -

Ndryshe, më herët u raportua nga Klan Kosova se Gjykata Speciale është duke grumbulluar  të dhëna mbi pronat dhe pasurinë e tyre e ish-krerëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë i OVL – UÇK-së:

- Advertisement -

OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural.

Përkundrazi, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.

Veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat