spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
01:05
HomeSiguriaPoliciaEKSKLUZIVE STORM / Aksion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë,...

EKSKLUZIVE STORM / Aksion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, konfiskohen armë dhe municione

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E përditësuar / Burime ekskluzive të storm• brenda Policisë së Kosovës konfirmojnë se po zhvillohet një aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në disa rajone të vendit.

Aksioni po kryhet në Prishtinë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e armëve dhe parandalimin e veprimeve të paligjshme.

- Advertisement -

Gjatë operacionit, policia ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Deri më tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Kosovës, por storm• do të vazhdojë të raportojë në kohë reale mbi zhvillimet e mëtejshme.

- Advertisement -

Lidhur me operacionin policor, lajmin për media e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, ka thënë Kelani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat