spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
17:09
HomeKosovaDrejtësiaEkskluzive storm• | Vizita të përditshme në “Iber Lepenc” – Faruk Mujka...

Ekskluzive storm• | Vizita të përditshme në “Iber Lepenc” – Faruk Mujka nën lupën e Krimeve Ekonomike?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Burime të sigurta të “storm•” bëjnë të ditur se Njësia për Krime Ekonomike është duke zhvilluar hetime të vazhdueshme në Ndërmarrjen Publike “Iber Lepenc”, me fokus të drejtpërdrejtë te Kryeshefi Ekzekutiv Faruk Mujka.

Sipas informatave të siguruara nga redaksia jonë, zyrtarët hetimorë po frekuentojnë pothuajse çdo ditë ambientet e ndërmarrjes, me qëllim të mbledhjes së dokumenteve dhe provave që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike, tejkalim të autorizimeve në proceset e prokurimit dhe parregullsi të tjera brenda menaxhimit të “Iber Lepenc”.

- Advertisement -

Hetimet, që po zhvillohen në heshtje institucionale, kanë filluar pas ngritjes së një numri të madh të pretendimeve për shkelje të natyrës ekonomike në këtë ndërmarrje publike. Deri më tani, as vetë Faruk Mujka dhe as ndërmarrja që ai udhëheq nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë publike për këto zhvillime.

Hetimi aktual ndaj “Iber Lepenc” dhe Kryeshefit Ekzekutiv Faruk Mujka është kulmi i një sërë zhvillimesh dhe dyshimesh që janë shfaqur ndër vite lidhur me menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje publike. Më poshtë, “storm•” sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që kanë çuar në intensifikimin e veprimeve hetimore gjatë muajve të fundit:

- Advertisement -

Tetor 2023 – Raportime të para në media për dyshime mbi parregullsi në menaxhimin e kontratave publike dhe prokurimit në “Iber Lepenc”.

Dhjetor 2023 – Burime brenda institucioneve të drejtësisë sinjalizojnë për një hetim preliminar mbi veprimtarinë financiare të ndërmarrjes.

Shkurt 2024 – Agjencia Kundër Korrupsionit përfshin “Iber Lepenc” në listën e ndërmarrjeve me risk të lartë për konflikt interesi dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Qershor 2024 – Publikohen të dhëna mbi një tender të kontestuar në vlerë të lartë, ku thuhet se janë tejkaluar autorizimet e nënshkrimit nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv.

Shtator 2024 – Njësia për Krime Ekonomike intensifikon hetimet dhe nis vizitat në ambientet e “Iber Lepenc” për grumbullim dokumentacioni dhe dëshmish.

Tetor 2025 – Sipas burimeve të “storm•”, hetimi ndaj Faruk Mujkës dhe veprimtarisë financiare të ndërmarrjes po hyn në fazë të avancuar.

“storm•” do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje me prioritet dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat