spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
17:26
HomeKosovaEkskluzive: Ylber Hysa flet për prapaskenat e Marrëveshjes së Kumanovës

Ekskluzive: Ylber Hysa flet për prapaskenat e Marrëveshjes së Kumanovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylber Hysa, historian, ka treguar detaje të rralla nga bisedimet që ishin zhvilluar në Kumanovë, pak para marrëveshjes që shënoi çlirimin e Kosovës.

Hysa ka zbuluar se si Thaçi bashkë me Jamie Rubin kishin dalë nga shatorët. Hysa i përshkruan të dy, si të rinj të guximshëm.

- Advertisement -

Ai tregon se biseda e Thaçit me Rubin, e kishte frustruar pak edhe gjeneralin Jackson. Hysa në Klan Kosova ka treguar se Thaçin më pas, e priste biseda në telefon në një tjetër shator me Bill Klintonin.

“Ajo që ndodhi këtu realisht, kishte pjesë të hezitimeve, ishte guximi i dy eksponentëve të rinj, ambicioz. Hashim Thaçi nga pala kosovare, dhe Jamie Rubin nga Amerika. Dy të rinj që në një moment dolën nga shatori, ku ishin të gjithë. Jackson ishte i frustruar. Ndodhi marrëveshje që ishin dy kushte, ai do të pranonte ta nënshkruante, i tha që e priste z.Klinton në telefon në shatorin tjetër. Pikërisht pas kësaj është bërë biseda me Hashim Thaçit dhe Bill Klintonit aty afër”, tha Hysa në Rubikon.

- Advertisement -

“Marrëveshje ka qenë bisedë me z.Klinton, dhe ardhja e Rubin nesër në Kosovë. Ka ardhur në rrugët e Prishtinës, është moment i jashtëzakonshëm i një populli të vuajtur. Ishte një sfidë serioze për mbrojtjen e afërm të z.Rubin”, deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat