spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
20:25
HomeInteresanteEkspertët: Në ditët e festave, vetmia bëhet “vrastare”

Ekspertët: Në ditët e festave, vetmia bëhet “vrastare”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vetmia, një probleme gjithmonë e më i përhapur i shoqërive sot, ndihet sidomos në ditë festash familjare si Krishtlindjet në Gjermani.

Një sërë studimesh vendase e kanë konstatuar vetminë si fenomen mjaft të përhapur në Gjermani, jo vetëm tek mosha e thyer, por edhe mes të rinjve.

- Advertisement -

Por në ditët e festave, vetmia bëhet therëse për mjaft persona që nuk kanë familje, i kanë humbur kontaktet me të apo të dashurit kanë ndërruar jetë.

Shumë njerëzve në këto ditë u mungon ngrohtësia e familjes.

- Advertisement -

Dy gra nga Baden-Württemberg, Katharina Claus dhe Sandra Gründlinger kanë nisur megjithatë një projekt të shkrimit të letrave anonime, për të arritur njerëzit e vetmuar.

Në qendër të tij janë sidomos të moshuarit që e kalojnë këtë kohë vetëm.

Iniciativa e letrave për këta njerëz synon të jetë një dritë kundër vetmisë dhe një ndjesi e lidhjes me shoqërinë.

Letrat dërgohen në qendrat e kujdesit për të moshuarit. Kushdo mund ta çojë një letër të tillë, pa qenë nevoja për dhurata materiale.

Në projekt marrin pjesë edhe fëmijë nga rrethi i miqve dhe familjarëve të dy iniciatoreve, të cilët janë bindur sesa se sa shumë mund të arrijnë edhe gjestet e vogla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat