spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
14:09
HomeKosovaDrejtësiaEksperti i kriminalistikës: Në 16 vite si pjesë e IKH-së, asnjëherë s’kam...

Eksperti i kriminalistikës: Në 16 vite si pjesë e IKH-së, asnjëherë s’kam dhënë dëshmi për mikropika

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza dhe se asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për mikropikat.

Këtë deklarim ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Isni Kilajt përmes avokatit, Joe Holmes i cili u fokusua tek ekspertiza e dëshmitarit në analizimin e mikropikave, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Holmes nisi pyetjet për dëshmitarin pas mbrojtjes së Bashkim Smakajt.

Përpara kësaj, Koen Herlaar, tha se ka përpiluar ekspertiza për gjykatës holandez, e që rrjedhimisht raportet e tij janë bërë pjesë e dokumentacionit gjyqësor. Por, ai tha se nuk i është kërkuar asnjëherë që të jep dëshmi me gojë për këto raporte.

- Advertisement -

“Nuk më është kërkuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë. Nuk është normale që të jap unë dëshmi për akt-ekspertizat e mia. Pra, nuk është diçka standarde në sistemin penal të Holandës”, tha ai.

Herlaar megjithatë shtoi se ka dhënë dëshmi për punën e tij në përgjithësi në një seancë për themelin e çështjes, si dhe në një seancë paraprake por jo në sallën e gjyqit. Ai shpjegoi se hera e fundit ka ndodhur kur një gjyqtar hetues ka dashur që të informohet për punën e tij. Por, sipas tij, asnjëra prej këtyre rasteve nuk kishte të bënte për mikropikat.

Pas kësaj, seanca kaloi në sesion privat për publikun për të diskutuar informacione të cilat janë konfidenciale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat