spot_img
E hënë, 11 Maj, 2026
12:55
HomeKosovaDrejtësiaEkspertja e forenzikës dëshmon në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve kundër...

Ekspertja e forenzikës dëshmon në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara kanë filluar seancat gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Në seancë po dëgjohet dëshmitarja Helen Fraser.

Fraser ka theksuar se është kërkuese në linguistikën forenzike dhe aktualisht punon në University of Melbourne.

- Advertisement -

Dëshmitarja tha se në fushën e transkripteve forenzike punon tash e rreth 23 vite.

Ajo e konfirmoi se ajo ka shkruar raportin e 27 marsit 2026.

- Advertisement -

Si eksperte, tha se ka dhënë akt-ekspertiza në çështje penale, veçanërisht në Australi.

Gjithashtu, ajo tha se ka shkruar raporte për shumë vite, për rreth 100 çështje gjyqësore.

Ajo theksoi se ka dhënë disa herë dëshmi në gjykatë, duke shtuar se konstatimet e saj janë marrë për bazë në gjykatat.

Në kuadër të këtij rasti, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan në Kosovë më 5 dhjetor 2024 dhe një ditë më pas u transferuan në paraburgimin e Hagës, pas konfirmimit të aktakuzës dhe urdhërarresteve nga Gjykata Speciale.

Po atë ditë, edhe Hashim Thaçi mori zyrtarisht fletarrestimin në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku tashmë ndodhej për procesin tjetër gjyqësor.

Ndërkohë, Hajredin Kuçi u njoftua me aktakuzën dhe urdhrin për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake më 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vepruar individualisht dhe në bashkëpunim për të ndikuar ose penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrave të tyre. Në paraqitjen e parë para gjykatës, më 27 shkurt 2026, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Në Hagë nisin seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat