spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
23:46
HomeKulturëEkspozita “Le të fillojë gjuetia!” në Galerinë FAB

Ekspozita “Le të fillojë gjuetia!” në Galerinë FAB

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Le të fillojë gjuetia!” është titulli i ekspozitës së fundit të artistit Albes Fusha, në Galerinë FAB.

Projekti nuk trajton gjuetinë si ngjarje, por si ritual në kuptimin antropologjik. Ky projekt fokusohet tek gjendja kalimtare që shfaqet gjatë përfshirjes në ritualin e bërjes kurban të kafshëve, ku besimi vepron si shtysë drejt përvojës fizike.

- Advertisement -

Riti vepron si mekanizëm aktivizues. Përmes përsëritjes së gjesteve, qëndrimit të zgjatur dhe bashkëndarjes së përvojës, trupi hyn në një gjendje ndërmjetëse. Kjo gjendje krijon një ndjeshmëri të veçantë, ku individi përjeton një zhvendosje të përkohshme të vetes brenda një veprimi njëkohësisht individual dhe të përbashkët.

Imazhet e prezantuara në këtë ekspozitë kanë lindur nga vëzhgimi i kësaj gjendjeje. Ato ndalen në çastet kur trupi është i përqendruar në një intensitet të brendshëm, ndërsa veprimi i jashtëm zhvillohet në masivitet dhe përjetimi merr formë kolektive. Gjaku, pesha, gjestet e përsëritura nuk dokumentohen si folklor, por si shenja të një sistemi simbolik që vazhdon të veprojë në kohën bashkëkohore.

- Advertisement -

Imazhet fiksojnë gjurmën e një gjendjeje pothuajse trans, duke regjistruar intensitetin e përjetimit fizik që shtrihet në rrjedhën e kohës.

Albes Fusha prej më shumë se tri dekadash ka kontribuar në formësimin e fotografisë shqiptare si medium bashkëkohor, si kurator, anëtar jurish ndërkombëtare, pjesëmarrës në konkurse e ekspozita jashtë vendit, pedagog dhe themelues i programit të studimit të fotografisë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat