spot_img
E martë, 19 Maj, 2026
06:30
HomeKulturëEkspozita “Në gjurmët e kodikëve të Beratit” tërhoqi vizitorët në muzeun “Onufri”

Ekspozita “Në gjurmët e kodikëve të Beratit” tërhoqi vizitorët në muzeun “Onufri”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Në gjurmët e kodikëve të Beratit” titullohet ekspozita e çelur sot në muzeun ikonografik “Onufri” në Berat në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

Kjo ekspozitë e veçantë e organizuar nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave tërhoqi vëmendjen edhe të turistëve vendas e të huaj që vizituan sot muzeun.

- Advertisement -

Përmes materialeve të ekspozuara, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, vlerat artistike dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të Kodikëve të Beratit, dorëshkrime të rralla që përbëjnë një nga dëshmitë më të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare dhe shpirtërore dhe që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Materialet e ekspozuara evidentuan rëndësinë historike dhe kulturore të këtyre kodikëve, të cilët ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, si pjesë e memories kombëtare dhe identitetit kulturor të vendit.

- Advertisement -

Kjo ekspozitë solli në vëmendje jo vetëm pasurinë e jashtëzakonshme të këtyre dorëshkrimeve, por edhe lidhjen e tyre të thellë me historinë kulturore dhe fetare të Beratit, qytetit që për shekuj ka qenë një qendër e rëndësishme e artit, besimit dhe dijes.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në realizimin e ekspozitës, si dhe vizitorët që u bënë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar një prej thesareve më të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat