spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
20:10
HomeKulturëEkspozitë letrare në Krujë me rastin e ditëlindjes së Skënderbeut

Ekspozitë letrare në Krujë me rastin e ditëlindjes së Skënderbeut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në 621-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë solli për publikun një ekspozitë e veçantë.

Në ambientet e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës u prezantua një përzgjedhje e rrallë botimesh të vjetra dhe monumentale kushtuar figurës së Skënderbeut në Evropë, në disa gjuhë të ndryshme, dëshmi e jehonës së tij përtej kufijve kombëtarë.

- Advertisement -

Në qendër të ekspozitës qëndron një ndër thesaret e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, që daton në vitin 1473, letrat e Papa Piu II, ku përmendet gjerësisht figura e Skënderbeut, një dëshmi e hershme e vlerësimit evropian për të.

Biblioteka Kombëtare shkroi se, kjo ekspozitë na kujton se Skënderbeu i përket Evropës po aq sa neve.

- Advertisement -

Për realizimin e kësaj ekspozite bashkëpunuan Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës si dhe Bashkia e qytetit Krujë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat