spot_img
E hënë, 19 Janar, 2026
03:27
HomeKulturëEkspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në...

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallë, teksa e cilësoi atë, “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”.

- Advertisement -

“Në këtë dokument të rrallë kartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e Europës së popujve në shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja, raporton atsh.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

- Advertisement -

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat